Flash News

KRYESORE

Humb jetën në burg i dënuari me burgim të përjetshëm

Humb jetën në burg i dënuari me burgim të

Një i dënuar ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Erjon Bushi i dënuar me burgim të përjetshëm, për rrëmbimin dhe vrasjen e një taksisti.

Drejtoria e Burgjeve ka sqaruar se arsyeja e vdekjes së të dënuarit ka qenë një atak kardiak. Ai ishte transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të burgut, por nuk ka mundur të mbijetojë.

38-vjeçari vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë.

Të fundit