Flash News

KRYESORE

Humb jetën në mision, Xhaçka reagon me mesazhin e fundit të efektives: Dhimbje e madhe për dëshmoren e FA

Reagon ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Letoni, ku efektivja e FA shqiptare humbi jetën, si pasojë e shpërthimit të një mine.

Ndërsa publikon edhe një video në kuadër të 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pjesë e së cilës është edhe e ndjera  Zarife Hasanaj, Xhaçka përcjell ngushëllimet për familjen e efektives.

“Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura”, shkruan ministrja.

Të fundit