Humb jetën një e moshuar në Tiranë, pas vdekjes u konfirmua me Covid

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Mes tyre, 2 janë personel shëndetësor.

11 janë në Tiranë, 3 në Krujë dhe 1 në Kamzë, ndërsa është rritur edhe numri i të shtruarve në spital.

Një 82 vjeçare ka humbur jetën te spitali “Shefqet Ndroqi”, ndërsa pas vdekjes është mësuar se ajo ka qenë e infektuar me COVID-19.
Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”, sqaron Ministria e Shëndetësisë.