Flash News

KRYESORE

Humb kontrollin e makinës, ndërron jetë 34-vjeçari në Pogradec

Humb kontrollin e makinës, ndërron jetë 34-vjeçari në

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e vona të natës së mbrëmshme në Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj e si rrjedhojë humbi jetën M.T, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Informacion paraprak.

Më datë 26.04.2019, rreth orës 00:45, në fshatin Rëmenj, shtetasi M.T, 34 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Të fundit