Flash News

KRYESORE

Humbën dokumentat në zjarrin e Greqisë, Ambasada shqiptare do mbulojë shpenzimet për emigrantët

Humbën dokumentat në zjarrin e Greqisë, Ambasada shqiptare do

Ministria e Jashtme ka marrë vendimin që të mbulojë shpenzimet për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë humbur dokumentat në zjarrin që goditi Athinën pak ditë më parë dhe vrau me dhjetëra njerëz.

Ambasada shqiptare në Greqi njofton se të gjitha shpenzimet do të mbulohen prej saj, ndërkohë që emigrantëve u kërkohet të nisin sa më shpejt procedurat.

Njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Athinë:

Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrikut në zonat e Atikës Lindore, se të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Janë të lutur shtetasit e interesuar të drejtohen menjeherë për fillimin e procedurave të aplikimeve për dokumentat në fjalë pranë zyrës Konsullore të Ambasadës.

Për çdo informacion lutemi drejtohuni nr. të tel. 210-6876215.

Të fundit