Flash News

KRYESORE

Humbën jetën në aksident në Shkodër, zbardhet identiteti i dy murgeshave

Humbën jetën në aksident në Shkodër, zbardhet

Nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur Krye Bushat, kanë humbur jetën dy murgesha nga Kosova.

Viktimat janë identifikuar si Diana Mjeshtri, 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi, 39-vjeçe, ndërsa si pasojë e përplasjes së dy mjeteve 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Nga hetimet paraprake, rezulton se mjeti tip “Fouristradë” ku udhëtonin 4 persona që kanë mbëtur të lënduar,  ka goditur në pjesën e pasme mjetin tip “Audi” me targë 778 RA ku udhëtonin tre murgesha.

Si pasojë e përplasjes dy murgesha humbën jetën, ndërsa murgesha tjetër, Beta Mata 32 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë.

Të fundit