Flash News

KRYESORE

Humbet një çift hungarez në Llogara

Humbet një çift hungarez në Llogara

Autoritetet në Vlorë kanë nisur kërkimin për një çift nga Hungaria në malin e Llogarasë. Çifti kishte dalë për të eksploruar zonat dhe shtigjet në Llogara dhe Karaburun në mbrëmjen e sotme, por kur kanë parë se kanë humbur rrugën kanë lajmëruar për ndihmë.

Kontaktin e fundit e dhanë te qendra e vizitorëve në Radhimë por ende nuk janë gjetur. Punonjës së qendrës së vizitorëve kanë dalë në pyllin e Llogorasë për t’i gjetur.

Pa shoqërues është e rrezikshme për turistët që të dalin vetëm në shtigje të panjohura, pasi e kanë të vështirë që të mund të gjejnë rrugën e kthimit, e kjo bën që ata të humbasin.

Të fundit