Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Humbi 3 familjarë nga tërmeti, rrëfimi prekës i Ajet Meçjas: Dëgjoja mbesën e komunikoja me vajzën nën rrënoja, s’i shpëtova dot
Ajet Memçaj, është një nga personat më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Pas shembjes së pallatit në Durrës, Memçaj humbi tre familjarë, gruan, vajzën dhe mbesën Diena dhe Esiela Meçaj Karanxha.
Pasi është vizituar nga kryeministri Edi Rama, pas akomodimi në shtëpi të re, Ajeti ka rrëfyer momentin kur ra tërmeti dhe si arriti të shpëtojë.
“Unë arrita të dilja, pastaj pashë pallatin përballë që ishte shembur. Menjëherë fillova të kërkoj vajzën, mbesën dhe gruan. I thërrita, dëgjoja mbesën që më kërkonte ndihmë ‘gjyshiiiii’, edhe me vajzën komunikoja vazhdimisht. Por të voglën nuk e dëgjova më, mbase edhe nga tërmetet që vijuan, kurse gruan nuk e dëgjova asnjëherë, pasi si duket kishte mbaruar menjëherë. Por, dy vajzat nuk arrita t’i shpëtoja, kështu ishte e shkruar”, tregon Ajet Meçja.