Flash News

KRYESORE

Humbi 7:1 me Norvegjinë, federata konfirmon trajnerin Erjon Bogdani

Humbi 7:1 me Norvegjinë, federata konfirmon trajnerin Erjon Bogdani

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar në krye të përfaqësueses U19 trajnerin Erjon Bogdani, ndonëse ai humbi ndeshjen me Norvegjinë me rezultatin tenistik, 7:1.

Takimi që u zhvillua në Tiranë muajin Tetor ishte i vlefshëm për kualifikueset e Kampionatit Europian U19, ndërsa loja e dobët kuqezinjve të vegjël në këtë sfidë pati shkaktuar mjaft polemika dhe pati vënë në dyshim të ardhmen e Bogdanit.

Megjithatë, dje Bogdani u shfaq në konferencë për shtyp ku prezantoi listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e ekipit për dy ndeshjet miqësore me Kazakistanin U19.

Të fundit