Flash News

KRYESORE

Humbi bashkëshortin dhe të bijën në aksidentin tragjik, Vanessa Bryant përjetëson kujtimet e tyre

Humbi bashkëshortin dhe të bijën në aksidentin tragjik,
Në fund të janarit të këtij viti, legjenda i basketbollit Kobe Bryant humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter bashkë me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë në ekuipazh. Kjo ngjarje shokoi gjithë dashamirësit e sportit, fansat e familjarët e Kobe Bryant. Sigurisht që familja e tij është ajo që e ndjen akoma më shumë dhe Vanessa, bashkëshortja e basketbollistit të ndjerë, vazhdimisht poston momente ku tregon dhimbjen që po kalon apo momente nga e shkuara me të shoqin dhe të bijën.
Së fundmi ajo nëpërmjet një video të postuar në “Instagram” ka treguar se ka përjetësuar në trup një tatuazh në nderim të bashkëshortit dhe vajzës së saj.
Vetëm pak ditë më parë Vanessa postoi një mesazh duke prekur zemrat e të gjithë ndjekësve të saj. Ajo u shpreh se ishte një ditë mjaft speciale për të pasi Gigi do diplomohej dhe ishte shumë krenare për të.

Të fundit