Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta gazetari i njohur në Kosovë

Ndahet nga jeta gazetari i njohur në Kosovë, Shemsedin Preteni – Shemi.

Lajmin e trishto e kanë dhënë familjarët e tij, duke sqaruar se shkak për vdekjen e tij të parakohshme është bërë humbja e betejës me një sëmundje të rëndë.

Sipas Klan Kosova, gazetari po trajtohej në një spital në Gjermani, por sëmundja e ka mundur dhe gazetari ka mbyllë sytë përgjithmonë.

Para se të sëmurej rëndë, Preteni ushtronte detyrën e ish-zëdhënësit të Komunës së Vushtrrisë, ndërsa njihej si pjesë e medias për më shumë se 40 vite në Kosove.

I ndjeri la pas vetës 3 vajza të rritura të cilat jetojnë në Gjermani.

 Varrimi pritet të bëhet të martën në Vushtrri, kur edhe pritet kthimi i trupit të tij nga Gjermania.