Flash News

KRYESORE

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta senatori republikan John McCain

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta senatori

Ndahet nga jeta senatori republikan John McCain në moshën 81-vjeçare.

Lajmi është vdekjen e tij është bërë e ditur nga familja e tij në shtëpinë e tyre në Arizona. Ai ishte diagnostikuar me tumor agresiv të trurit në korrik të 2017-ës dhe një ditë më parë kishte ndërprerë trajtimin e sëmundjes.

McCain njihet si mik i shqiptarqve dhe një nga politikanët amerikanë më të përkushtuar për çlirimin e Kosovës dhe më pas për pavarësinë dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

McCain i ka shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tri dekada, ishte veteran i luftës në Vietnam dhe kishte garuar edhe në zgjedhjet presidenciale.

Ndër të shumtët persona që kanë ngushëlluar familjen ka qenë edhe presidenti i SHBA, Donald Trump.

“Ngushëllimet më të thella dhe respekti shkon te famijla e Senatorit John McCain. Zemrat dhe lutjet tona janë me ju!”, ka shkruar në Twitter Presidenti Donald Trump, të cilin McCain e kritikonte ashpër.

Po ashtu, edhe senatorja republikane Lindsey Graham shkruan në Twitter:  “Amerika dhe Liria kanë humbur një nga kampionët e saj më të mëdhenj… dhe unë kam humbur një nga shokët e mi më të mirë dhe mentorin tim”.

Të fundit