Humbi djalin në moshën 18-vjeçare, Flutura Açka i dedikon libër: Për Birin, qenien që më mësoi të vazhdoj edhe pa të

Flutura Açka
Flutura Açka

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, i ka dedikuar një libër të birit që humbi jetën në moshën 18-vjeçare, më 6 maj të vitit 2018.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Açka ka publikuar kopertinën e librit të saj më të ri me titull “Biri”, i cili pritet të dalë në treg gjatë këtij muaji.

“Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të”, shkruan veç të tjerash shkrimtarja.

Kujtojmë se djali i saj 18-vjeçar u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Postimi i plotë:

“Biri”, së shpejti…

Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të.

“Biri” është libri im i radhës për lexuesin shqiptar, pikëtakimi i afërm me të.

Përgjatë shtatorit…