Flash News

KRYESORE

Humbi jetën duke mbrojtur votën përkujtohet komisioneri, Moisiu: Shembull për ne

Humbi jetën duke mbrojtur votën përkujtohet komisioneri, Moisiu:

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu priti sot në një takim familjarët e dëshmorit Kujtim Frangu, i cili humbi jetën në vitin ‘97 në mbrojtje të votës në rrethin e Matit. Me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta, Moisiu, shprehu konsideratën e tij për komisionerin demokrat. Ish-Presidenti tha se figura të tilla janë shembull për të gjithë ne. “Kur për të mbrojtur idealet nuk e kursen jetën je një shembull për të gjithë.

Dhe kur nuk e kursen jetën për të mbrojtur ideale të larta sikurse është liria e votës, që është kryesorja për çdo popull dhe çdo komb, sigurisht që njerëz të tillë jo vetëm duhen kujtuar dhe respektuar por duhet të sillen në kujtesën e njerëzve sepse janë shëmbëlltyrë për edukimin e brezave që vinë” – tha Moisiu në pritjen për familjarët e Frangut.

Ai nuk harroi të jepte dhe një mesazh për politikën ku kërkoi që mbi Shqipërinë dhe interesat e vendit të mos vihet asgjë. Gjithashtu një falënderim pati edhe nga ana e familjarëve të Kujtim Frangut për ishPresidentin Alfred Moisiu për kontributin e tij në nderimin figurës së dëshmorit Kujtim Frangu ndërkohë shprehën edhe një herë mirënjohjen për vlerësimin e dhënë për “Merita të veçanta civile” dhe Ministrinë e Brendshme e cila e nderoi me titullin “Dëshmor i Atdheut”

Të fundit