Flash News

KRYESORE

Humbi jetën në aksident, përcillet mes lotësh aktori i “Ertugrul”

Familjarët e aktorit të ‘Ertugrul’, Arda Oziri, i cili humbi jetën ditën e dielë pas një aksidenti me motor, i kanë dhënë lamtumirën e fundit 35-vjeçarit.

Ditën e djeshme janë mbajtur homazhet në Izmir të Turqisë, ku në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe aktorët dhe shokët e tij të ngushtë, Burak Altay e Riza Kocaoglu.

Kocaoglu, i njohur për rolet në serialet “Ezel” dhe “I infiltruari”, u shpreh se Arda, me të cilin kishte kaluar shumë vite në të njëjtën klasë, ishte rritur përpara të tjerëve pasi kishte humbur edhe babanë në moshë shumë të re.

Kujtojmë se 35-vjeçari u aksidentua pasi motori i tij  rrëshqiti nga rruga duke u përplasur me barrierat në një lagje të Stambollit.

Të fundit