Flash News

KRYESORE

Humbi jetën në hotel, identifikohet viktima te Mali i Robit

Humbi jetën në hotel, identifikohet viktima te Mali i Robit

Identifikohet viktima i cili u gjet i vdekur në një hotel te Mali i Robit në Kavajë.

Sipas ‘Panorama’, viktima Zenel Liçaj, rreth 52 vjeç ka humbur jetën në një kompleks hotelesh, ndërsa po punonte me një shufër hekuri në rrjetin e energjisë elektrike të hotelit.

“Ora shënonte rreth 13:50, kur tek një kompleks hoteli në Kavajë, nga pakujdesia, burri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka humbur jetën”, shtuan të njëjtat burime.

Një grup hetimor është ngritur dhe ka shkuar në vendngjarje.

Të fundit