All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Humbi jetën në krye të detyrës, ambasada e SHBA mesazh ngushëllimi për Major Tanushin

Humbi jetën në krye të detyrës, ambasada e SHBA mesazh
All - Paragraf - 1

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përcjell një mesazh ngushëllimi për familjarët e të njohurit e Major Klodian Tanushit, i cili ra në krye të detyrës gjatë një misionit të NATO-s në Letoni.

All - Paragraf - 3

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushi do të mbërrijë në atdhe të mërkurën.

Tanushi mbeti i plagosur nga shpërthimi gjatë demontimit të një mine së bashku me rreshterin Julian Kapaj, shpërthim në të cilin edhe nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën.

Pak ditë më vonë, në spital ndërroi jetë edhe Major Tanushi.

Të fundit