Flash News

KRYESORE

Humbi kontrollin e motorçikletës, humb jetën 45-vjeçari nga Belshi

Humbi kontrollin e motorçikletës, humb jetën 45-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Belshit, ku ka humbur jetën një 45-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 të pasdites së sotme në hyrje të qytetit të Belshit, ku shtetasi me inicialet B.SH, 45 vjeç, duke drejtuar motoçikletën tip “Vinxiang” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me murin mbrojtës të rrugës.

Si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit