Flash News

KRYESORE

Humbi mandatin në PE, Fleckenstein në ikje i bën nderin e fundit qeverisë

Raportuesi për Shqipërinë në KE, Knut Fleckenstein, që nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit Europian, është shfaqur sërish. Përfaqësues i social-demokratëve gjermanë, i njohur si një përkrahës i mazhorancës, u bën thirrje përfaqësuesve të lartë të BE-së të përkrahin perspektivën evropiane të vendeve të Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut. "Ne duhet të flasim një gjuhë të qartë: Vendi i Ballkanit Perëndimor në të ardhmen është midis BE-së, prandaj zgjerimi duhet të mbetet një prioritet i lartë për këtë parlament. Njerëzit e Ballkanit Perendimor kanë nevojë për një shenjë të qartë se unioni është në anën e tyre”, shkruan në Twitter, pasi ka shpërndarë lajmin se: “Shqipëria dha Maqedonia e Veriut kanë bënë përpjekje të mëdha për të kryer reforma. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë pa vonesa të mëtejshme. Këshilli i Europës duhet të mbajë premtimin e tij”, thekson eurodeputeti, qe nuk ka pasur asnjehere ndonje kritike per kriminalitetin dhe korrupsionin e larte ne Shqiperi dhe nuk ka pare hezitimin e deputeteve te Bundestagut per celjen e negociatave.

Të fundit