Flash News

KRYESORE

Humbi ndaj Tiranës, reagon Kukësi: Ikëm sepse nuk kishte medalje

Humbi ndaj Tiranës, reagon Kukësi: Ikëm sepse nuk kishte medalje

Pas humbjes së mbrëmshme në finalen e Superkupës ndaj Tiranës, Kukësi nuk mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të trofeut.

Sot, klubi kampion i Shqipërisë ka reaguar në faqen e saj zyrtare, ku bën me dije se largimi nga fusha nuk ishte shenjë mosrespekti ndaj Tiranës, por ishin larguar me lejen e drejtuesve të federatës sepse këta të fundit njoftuan se nuk kishte medalje për skuadrën e Kukësit.

Reagimi i Kukësit:

Skuadra e Kukësit sqaron opinionin publik në lidhje me lajmet e pavërteta për “braktisjen” e menjëhershëm të fushës dhe stadiumit “Selman Stërmasit”.

Ekipi verilindor ka qëndruar në pankinë pas mbarimit të ndeshjes për të pritur ceremoninë zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, më pas shefi i klubit, Jonuz Hallaçi, ka pasur komunikim me zyrtarët e FSHF-së që e kanë informuar se nuk do të ketë medalje për skuadrën verilindore dhe se mund të largoheshin, ekipi i është drejtuar dhomave të zhveshjes. Lojtarët dhe stafi u kanë shprehur përgëzimet e rastit lojtarëve dhe stafit të Tiranës.

Të fundit