Flash News

KRYESORE

Humbi ndeshjen ndaj Napolit, tifozët e Juventusit në protestë

Humbja 1-0 ndaj Napolit i ka kushtuar shumë ekipit të Juventusit, pasi ditën e sotme ndërkohë që skuadra e bardhezinjve ka qenë në stërvitje, një grup tifozësh kanë protestuar ashpër kundër skuadrës së tyre për paraqitjen e dobët ndaj Napolit.

Ata gjithashtu kanë kërkuar shpjegime se përse futbollistët e Juventusit nuk shkuan të përshëndeteshin me tifozët ultras në përfundim të sfidës, dhe ka qenë Buffon e më pas mesfushori Markizio që kanë biseduar me ta.

Ndërkohë kishte edhe disa tifozë që nuk zgjodhën të protestonin por mbështetën skuadrën e tyre duke vendosur në hekurat e qendrës stërvitore një banderolë ku shkruhej, “Ne me zë, ju me zemër, të fitojmë”.

Kujtojmë se të shtunën, Juventusin e pret sfida me Interin, një përballje mjaft e rëndësishme në garën për titullin kampion në ‘Serie A’.

Të fundit