Flash News

KRYESORE

Humbi në Kupë kundër Flamurtarit, flet trajneri i Dinamos

Humbi në Kupë kundër Flamurtarit, flet trajneri i Dinamos

Pasi humbi në Kupë  kundër Flamurtarit, ka folur trajneri Dinamos Igli Allmuça. Allmuça tha për “Supersport” se skuadra tregoi sinjale të mira në ndeshjen e Kupës, por nuk u sforcua shumë, pasi po ruan forcat për në Kampionat.

“Nuk donim të harxhonim forcat për Kupë por megjithatë pash sinjale të mira edhe nga futbollistët që u aktivizuan. Mendoj që do të bëjmë më mirë në kampionat”, u shrreh ai.

 Allmuça foli dhe për objektivat e Dinamos në këtë sezon: “Objektivi ynë është ndeshja e radhës dhe ne dëshirojmë të edukojmë futbollistët me këtë frymë. Duhet të sillemi kështu pa i vendosur objektiva dhe pa i vënë nën presion të rezultateve. Jemi të kënaqëur me këtë kontigjent që kemi . Shpresojmë që atë që ekipi ka treguar në miqësore ta tregojë edhe në kampionat.”

Ndërsa i pyetur se kur do të rikthehet Dinamo në Superiore, trajneri u përgjigj se do rikthehet vetëm kur Dinamo të ketë infrastrukturën e duhur.

Të fundit