Flash News

KRYESORE

Humbi nënën, Armand Duka mesazh prekës: Nuk e përcolla dot sipas zakoneve

Humbi nënën, Armand Duka mesazh prekës: Nuk e përcolla dot

Vëllezërit Agron dhe Armand Duka, një ditë më parë humbën nënën e tyre, e cila u nda nga jeta. Kreu i FSHF, Armand Duka, bëri la një shënim në rrjetet sociale të mërkurën, ku shpreh keqardhjen që nuk arriti të përcjellë sipas zakonenve për në banesën e fundit nënën e tij, e cila për 40 vite ka shërbyer në sistemin arsimor si mësuese.

“Në këto ditë të vështira nuk arrita ta përcjell Mamin tim sipas të gjitha zakoneve të cilat ne dhe ajo donim shumë t'i respektonim. Dua t'ju falënderoj të gjithëve, miqtë e të afërmit që arritën ta përcjellin Mamin për në banesën e fundit, që na ngushëlluan përmes telefonatave e mesazheve të shumta.

Uroj ta kalojmë sa më parë këtë situatë të vështirë e të rikujtojmë edhe njëherë Mamin tonë apo siç do të thonin qindra nxënës që ka mësuar dhe edukuar në 40 vite arsimi e mësuesie: Zysh Vajdijen. Ju përqafoj të gjithëve!”, shkruan Armand Duka.

https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/photos/a.827648290679070/2761313893979157/?type=3&theater

Të fundit