Flash News

KRYESORE

Humbi penalltinë vendimtare, trajneri i Argjentinës mbron Messin

Humbi penalltinë vendimtare, trajneri i Argjentinës mbron Messin

Argjentina nuk ka arritur ta nis me fitore Kupën e Botës, pasi barazoi 1:1 më Islandën. Kombëtarja latine ishte afër fitores së ndeshjes, por ylli kryesor i skuadrës, Lionel Messi, u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 64-të.

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka thënë pas ndeshjes se Islanda luajti shumë në mbrojtje dhe kjo ia vështirësoi punën Messit, teksa vazhdoi duke sqaruar se ekipi beson ende në sukses.

“Messi ishte në një situatë shumë të pakëndshme, sepse Islanda luajti shumë në mbrojtje”, ka thënë fillimisht Sampaoli.

“Ai nuk arriti të gjejë hapësirat që i nevojiteshin, por ne besojmë në vetvete dhe e dimë se kemi të gjitha gjërat për të arritur sukses”, përfundoi trajneri i Argjentinës.

Argjentina dhe Islanda tani kanë nga një pikë në Grupin D, ndërsa Kroacia dhe Nigeria do të luajnë sonte në mbrëmje në orën 21:00.

Të fundit