Flash News

KRYESORE

Humbi të birin nga orteku në Brezovicë, Basha ngushëllon ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet më të përzemërta ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Nexhat Daci për humbjen e të birit Arianit nga orteku në Brezovicë.

“Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zvministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit”, shkruan Basha në Facebook.

Arian Daci, aktualisht zv.ministër i Diasporës në Kosovë, humbi jetën ditën e sotme pasi e zuri orteku teksa bënte ski në Brezovicë.

Dhe kryeministri Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllimet më të përzemërta familjes për humbjen e të riut.

Të fundit