Flash News

KRYESORE

Humbi vëllanë në aksident, dedikimi prekës i kreut të PD-së së Elbasanit: Pse zot, pse...

Një punonjës i policisë së Librazhdit humbi jetën mbrëmë në një aksident automobilistik, në segmentin Librazhd- Qafë Thanë, në fshatin Pishkash.

Makina e tij tip ‘Ford’ u përplas me një mjet tjetër dhe për pasojë, Ardian Vreto, 45 vjeç humbi jetën në spitalin e Librazhdit.

I ndjeri Vreto është vëllai i kreut të PD, dega Elbasan, Bujar Vreto. Pas ngjarjes, ai ka postuar në rrjetet sociale një dedikim prekës, ku shkruan:

“Ardian ku po shkon vëlla

Ne jemi të tre, pse zot pse

Zoti të mori pranë vetes”.

Të fundit