Flash News

KRYESORE

Humbin jetën 4 pacientë me COVID, Ministria e Shëndetësisë: Regjistrohen 155 raste të reja

Humbin jetën 4 pacientë me COVID, Ministria e

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën pandemike në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku për fat të keq kanë humbur jetën 4 pacientë të infektuar me COVID-19.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 pacintë, një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse.

Ndërkohë, se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 847 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3986, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.

COVID-19 – Statistika (20 Gusht 2020)

Testime totale 53571

Raste pozitive 7967

Raste të shëruara 3986

Raste Aktive 3743

Humbje jete 238

(Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1959

Durrës 486

Shkodër 298

Fier 177

Lezhë 152

Korçë 146

Vlorë 146

Kukës 117

Elbasan 117

Berat 62

Gjirokastër 43

Dibër 40

Të fundit