Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Jo pak njerëz qenë të palumtur me faktin se Politiko.al botonte sot një lajm, të mbështetur në një reagim të Belind Këlliçit, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Arsyetimet që jepeshin nuk qëndronin, edhe pse flisnin për etikë, gazetari, këtë e atë, duke u munduar të ndërtonin një vlerë morale, e cila mezilartohej mbi një tullë të thjeshtë nga kronika politike e ditës.
Kryetari i FRPD replikonte me nënkuptime me ish-rivalin e vet në garën për kreun e Forumit, Ervin Salianjin. I cili gjithashtu nuk ia kishte përmendur emrin në një emision të Lutfi Dervishit në TVSH, por e nënkuptonte që ç'ke me të. Lajmet këtu janë dy: që vetëm kriza në PD mund ta bëjë TVSH të shikueshëm, dhe që, edhe përgjatë korrikut dritat e medias do t'i mbajë të ndezura përballja në Partinë Demokratike, duke qenë se pjesa tjetër e skenës politike është po aq e thatë dhe e rrafshët sa sheshi i ri 'Skënderbej' i Erion Veliajt.
Megjithëse këto janë lajmet, ato nuk përbëjnë aspak thelbin.
Ervin Salianji dhe Belind Këlliçi, janë dy rishtarë politikë të cilët shtyhen për një vend në skenë. Secili, me sa duket, ka një mendim të lartë për veten dhe për opozitarizmin e përpunuar nga 'kabinetet' e tyre ambulante gjatë këtyre viteve të fillesës politike.
Nuk është pesha dhe madhësia e këtij aktiviteti qëllimi i këtij shkrimi, por tendosja e argumentit, ose më saktë mungesa e tij, që çon te këto goditje në ijë. Njëri gjuan nga pozita e deputetit të zgjedhur dhe tjetri nga pozitat e atij që i është 'mohuar' e drejta e kandidimit. Agron Gjekmarkaj, shkruante me ironi në 'Panoramën' e para dy ditëve, për fytyra të murrëtyera që ndesh në Tiranë dhe përveç vapës i mundon edhe fakti se Basha nuk i kish futur në lista. Nuk ka ndodhur, asnjëherë në fakt, që kaq shumë njerëz, ndër ta edhe të rëndomtë krejt, të kenë qenë kandidatë për kandidatë për deputetë. (Nuk dua të marr një tjetër telefonatë, ndaj po sqaroj paraprakisht se nuk e kam fjalën këtu për Belind Këlliçin).
Pa u larguar shumë prej shtegut, i cili shpresoj do ma nxjerrë idenë në rrugë kryesore, dua të them se konflikti Këlliçi-Salianji, mbushur me rivalitete të vjetra e mëri të freskëta, e vret argumentin në favor të pezmit. Kjo prodhon një gjendje të caktuar dhe të preferuar konspirative, e cila shtrihet jashtë vetes për të shpjeguar fatkeqësinë e vet.
Në këtë rast Belind Këlliçi, një djalë i ri i arsimuar jashtë 'shpik' Henri Çilin, të cilit i kujton edhe emrin e dikurshëm, për të shpjeguar rivalin e vet, Salianjin, degdisjen e PD në një përplasje të nxehtë por, duket edhe moskandidimin.
Ka patur shumë përpjekje për ta shpjeguar dështimin e PD në zgjedhje si vepër e 'armiqve të brendshëm' dhe 'të jashtëm'. Kjo është një sjellje tipike komuniste, prej së cilës Partia Demokratike e frymëzimeve dhe shpresave të Dhjetorit, duhet të shpëtojë. Jo vetëm kaq, por edhe nga të parit si fatalitet të humbjes së 25 qershorit. Ishte keq, po, por hidhni një sy në Jug të Shqipërisë për të parë rrënimin e socialistëve dhe të konservatorëve. Ngjituni në Veri, në Kosovë, për të kuptuar se tri partitë 'klasike' nuk grumbulluan dot votat e një partie të vetme dhe rishtare. Ktheni sytë nga Perëndimi për të parë se ç'ndodhi me të djathtën tradicionale e të fortë franceze.
Partia Demokratike e Shqipërisë, ashtu duke iu marrë zemra dhe fryma, arrin t'i bëjë për vete 500 mijë shqiptarë. Në kushte krej të pabarabarta me rivalët. Kjo nuk është për të shfajësuar humbjen, por për të thënë se mbi këtë gjysmë milioni demokratësh duhet të nisen drejt gjysmës tjetër, dhe jo të kërkojnë ta shterrin edhe atë plotësi që ka gjysma.
Nuk më alarmon shumë rivaliteti mes Bashës dhe Patozit; Salianjit dhe Këlliçit, dreqit e të birit. Dinamikat e egos, rivalitetit dhe, po deshët, kurtheve të protagonistëve politikë nuk janë të reja, dhe as janë shqiptare.
Më shqetëson mentaliteti komunist i të kërkuarit të armikut imagjinar, krijimi i një klase me njerëz që nuk janë ne. Problemet në PD nuk shpjegohen duke shpikur 'Henri Çilin e keq'. Sado të gjata t'i ketë duart ai, nuk arrijnë te kaq shumë fasha, dinamika, përfaqësi, histori që mishëron Partia Demokratike.
Henri është i pafuqishëm për të shpjeguar pafuqinë e gjithkujt që kërkon strehë te konspiracioni.
Në mos, për të është vënë në veprim antipatia për tipin social përfaqësues të tranzicionit, dhe emocioni i saj turbullon çdo gjykim.
Henri është i papëlqyeshëm shoqërisht, me sa duket. Ndoshta ai nuk e ka hak gjithë këtë aversion, por as mitin prej Zhozef Fusheje nuk e meriton.
Mund ta kënaqë, por ngazëllimi shpjegon tipin, jo mundësitë e njeriut.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38