Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Humbja e tri foshnjave në Bulqizë, deputetja demokrate: Thirrjet e mia ranë në vesh të shurdhër!
Pas ngjarjes së rëndë ndodhur sot në spitalin e Bulqëizës, ku tri foshnja humbën jetën pasi mungonte gjinekologu, ka reaguar deputetja demokrate e Dibrës, Dhurata Çupi.
Në një reagim në Facebook, ajo shkruan se sheshherë ka ngritur zërin për kujdesin shëndetësor në këtë zonë, por që thirrjet e saj kanë rënë në vesh të shurdhër.
Reagimi i Dhurata Çupit:
Ajo që kam ngritur shpesh herë si shqetësim për situatën në spitalet e qarkut të Dibrës u përkthye në një dhimbje të madhe për një familje sot në Bulqizë.Mungesa e mjekëve dhe e vëmendjes qeveritare për të ofruar shërbim shëndetësor në këto zona, ka sjellë pasoja fatale në humbjen e tre krijesave ende pa ardhur në jetë dhe duke rrezikuar edhe jetën e nënës së re.
Dhjetra herë kam tërhequr vëmendjen dhe kam kërkuar kujdes shëndetësor në këto zona, por thirrjet e mia kanë rënë në vesh të shurdhër.
Qeveria është përqëndruar te propaganda ndërsa jetët e njerëzve po humbin çdo ditë për shkak të mungesës së vëmendjes ndaj tyre.
Është momenti për t’iu gjendur afër nënës së re që pritja e ëmbël iu kthye në ferr.
Po ashtu institucioneve të drejtësisë u kërkoj të zbardhin shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.