Flash News

KRYESORE

Humbja me Italinë, Panucci: S’patëm kurajo, ishin rastet për të shënuar gol

Humbja me Italinë, Panucci: S’patëm kurajo, ishin rastet

Shqipëria humbi mbrëmjen e djeshme në përballhen me Italinë me rezultatin 1-0 me Italinë në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.

Në një konferencë për mediat trajneri i kombëtares shqiptare Christiano Panucci ka deklaruar se lojtarëve u mungoi kurajo pasi patën disa raste për të shënuar gol

:“Italia e bëri diferencën në zonën e rreptësisë. Ne kemi pasur 3, 4 raste për shënime por siç duket na mungoi edhe kurajo. Jam duke u munduar të ndryshoj mentalitetin e ekipit sepse ne jemi mësuar të luajmë me pasime mbrapa ndërsa un po mundohem të fus metalitetit e pasimeve përpara”, u shpreh Panucci.

Pyetjes së drejtuar nga gazetari nëse duhet të kishte ndërhyrë më shpejt me ndërrrimet e lojtarëve pasi ishin të lodhur, trajneri i kombëtares u përgjigj se ishte rrezik të bënte ndërrimet përpara për shkak se Italia ishte fizikisht superiore ndaj kombëtares.

 “Me Italinë kemi vuajtur më pak. Ishte një rrezik të bëja ndërrimet përpara sepse Italia është fizikisht shumë superiore ndaj nesh, sidomos 30 minutëshin e fundit iknim shumë mbrapa. Për fat të keq punoj vetëm 2 ditë me këta lojtarë dhe largohem 2 muaj. Janë lojtarë që lozin në kampionatin zviceran, slloven, grek, në kamipnate ku nuk ka intesitet dhe këtë gjë e vë re gjatë sërvitjes, ka momente kur ata lodhen, nuk arrijnë që të japin atë që duhet në stërvitje. Nëqoftëse do marr skuadrën 2 muaj do të shihni diçka tjetër. Për mendimin tim Spanja, Brazili Gjermania janë skuadra më të mira se skuadra Italiane”, u shpreh ndër të tjera Panucci.

 

 

 

 

 

 

Të fundit