Flash News

KRYESORE

Humbja ndaj Osasunas, Messi: Jemi një Barcelonë e dobët dhe jo korrekte

Humbja ndaj Osasunas, Messi: Jemi një Barcelonë e dobët dhe jo

Futbollisti numër një i Barcelonës,  Lionel Messi, është shprehur së fundmi se skuadra e tij është një ekip që po kalon një krizë të tejskajshme.

Pas ndeshjes në kampionat me Osasunan, ku verdheblutë humbën me rezultatin  1-2 , argjentinasi ka theksuar se kjo humbje nuk pritej ndërkohë që rivali i tyre, Real Madrid, festoi titullin "Kampion".

“Nuk e prisnim këtë epilog, por e gjithë kjo konfirmon krizën e këtij sezoni. Jemi një skuadër e dobët dhe pak korrekte, një skuadër e cila ka humbur pikë aty ku nuk duhej. Madridi bëri të kundërtën, pas rifillimit të sezonit nuk humbi asnjë ndeshje. Ne kemi humbur shumë pikë dhe duhet të bëjmë autokritikë, duke nisur nga ne lojtarët dhe deri tek të gjithë të tjerët. Ne jemi Barcelona dhe jemi të detyruar t'i fitojmë të gjitha ndeshjet.

Skuadra ka lënë shumë për të dëshiruar dhe këtë e ka bërë në shumë ndeshje. Nëse vazhdojmë kështu do të jetë shumë e vështirë të fitojmë Champions League. Tani kemi nevojë për pak pushim e më pas të përqendrohemi në Champions. Gjithçka fillon nga pika zero. A jam i mërzitur? Është normale, të gjithë në klub janë. Njerëzit po humbasin durim pasi ne nuk po bëjmë asnjë për të ndryshuar”, vijoi më tej Messi

Të fundit