Flash News

KRYESORE

Humbja ndaj Realit, Pique i habit të gjithë: Madrilenët shumë dobët

Humbja ndaj Realit, Pique i habit të gjithë: Madrilenët

Real Madridi fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Barcelonës në një "El Clasico" të dobët, pasi niveli i lojës nuk ishte i duhuri. Mbrojtësi Gerard Pique i ka habitur të gjithë, pasi deklaron se Reali ishte shumë i dobët.

"Pjesën e parë ishte Reali më i dobët me të cilin jemi përballur në të stadiumin “Santiago Bernabeu”. Patëm një rast për t’i ndëshkuar dhe e humbëm atë. Pjesën e dytë humbëm shumë topa dhe kjo bëri që te Reali të fitonin vetëbesim.

"Na duhet të luajmë më mirë seç bëmë pjesën e dytë. Edhe njëherë e përsëris që Reali më la përshtypjen më të keqe në pjesën e parë. Nuk e them si kritikë këtë, pasi të gjithë kemi probleme në klubet tona.

"Ne kemi humbur një mundësi, pasi vështirë ta gjejmë Realin në këtë gjendje. Fitorja për ne do të ishte e rëndësishme. Gjithsesi do ta tentojmë kampionatin deri në fund”, - tha Pique.

Të fundit