Flash News

KRYESORE

Humbja në Derby, Salvini: Donarumma të rrijë në stol për 10 ndeshjet e ardhshme

Humbja në Derby, Salvini: Donarumma të rrijë në stol

Mbrëmjen e djeshme u luajt Derby i shumëpritur mes Milanit dhe Interit, përballje e cila u fitua nga djemtë e Spallettit me një gol të Icardit në minutën e 90'.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i cili njihet si një nga tifozët më të zjarrtë të kuqezinjve, është shprehur i zemëruar me rezultatin e ndeshjes dhe sidomos me portierin Donarumma.

Salvini është shprehur se nëse do të ishte ai trajner futbolli, do ta linte atë në stol tek ekipi i të rinjve për 10 ndeshje të ardhshme.

“Mund të jesh më dobët fizikisht, teknikisht, por derbin duhet ta luash për të fituar, nuk mund të luash në atë mënyrë. Pastaj ndërrimet Bakajoko dhe Abate skandaloze. Donarumma? Do ta lija në stol te ekipi i të rinjve për 10 ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Matteo Salvini.

Të fundit