Flash News

KRYESORE

Humbja me PSG, Bayern shkarkon Carlo Ancelotti-n

Humbja me PSG, Bayern shkarkon Carlo Ancelotti-n

Trajneri italian, Carlo Ancelotti është shkarkuar nga drejtuesit e Bayern Munich. Vendimi është marrë sot, pa mbushur 24 orë nga humbja në Champions League kundër Paris Saint-Germain.

58 vjeçari do të zëvendësohet përkohësisht në stolin bavarez nga trajneri Willy Sagnol.

Bayern u mposht me rezultatin 3-0 nga PSG, ndërkohë disa lojtarë dolën mbrëmjen e djeshme kundër trajnerit Ancelotti.

Të fundit