Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Humbja turpëruese e Partizanit me Kukësin, gazetari: Ka pasur ndërhyrje politike
Ekipi i Kukësit arriti një fitore të rëndësishme në javën e 29-të Kategotisë Superiore kundër Partizanit me rezultatin 4:0 në stadiumin “Zeqir Ymeri” para tifozëve të tyre.
Më shumë sesa rezultati, ajo që ra në sy ishte paraqitja e dobët e lojtarëve të kuq të cilët ishin pothuajse inekzistent në fushë e lojës. Kjo çështje ka marrë vëmendjen kryesore në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”.
Mbi të tjera, ku janë evidentuar aftësitë dhe kualiteti i Kukësit, në studio është ngritur pyetja nëse ka patur influencë politike në këtë rezultat turpërues të Partizanit.
Analisti sportiv Xhevdet Zekaj ka zgjedhur indirekt t’i përgjigjet pyetjes, duke lënë të kuptohet se e gjitha nuk ishte një çështje sportive. “Skuadra nuk luajti për fanellë, nuk iu përgjigj tifozëve”, u shpreh ai.
Kujtojmë se disa qytetarë të Kukësit ndodhen në burg për shkak të tarifës në Rrugën e Kombit. Po ashtu, presidenti i Kukësit është aktualisht i deleguar i qeverisë për Qarkun e Kukësit, ndërsa Olsi Rama është Drejtor i Përgjithshëm i klubit të Partizanit.
Deri tani, drejtuesit e Partizanit nuk kanë bërë reaguar ose marrë ndonjë masë në lidhje me humbjen turpëruese, 4:9, ndërsa presidenti i Kukësit, menjëherë pas ndeshjes u cilësoi një fitore historike.
“Ekipi ynë siguroi sot vendin e dytë në Kampionatin shqiptar, duke lënë Partizanin 9 pikë pas. Historia e takimit u mbyll që në pjesën e parë, ku Kukësi shënoi tre herë brenda 45 minutave”, pohoi Gjici.