Flash News

KRYESORE

Humbja turpëruese me Watford-in, reagon mbrojtësi Van Dijk

Humbja turpëruese me Watford-in, reagon mbrojtësi Van Dijk

Qendërmbrojtësi Virgil van Dijk nuk e ka pritur fare mirë humbjen 3-0 të Liverpool-it këtë fundjavë. Watford i mposhti kampionët e Europës me një ndeshje spektakolare, ose më saktë me një pjesë të dytë befasuese.

"Është e dhimbshme të pësosh një humbje si kjo. Nuk është e pranueshme të mposhtesh 3-0. Rivalët tanë e merituan fitoren. Mos e kritikoni mbrojtjen. Këtë sezon kemi qenë shumë mirë", është shprehur holandezi.

"Gjëja e mirë e skuadrës sonë është se punojmë vazhdimisht për t'u përmirësuar. Rekordet? As që i kemi përmendur kurrë, janë mediat ato që merren me to".

Të fundit