Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Partizanit
Është ndarë sot nga jeta në moshën 68 vjeçare ish-futbollisti i Partizanit, Gjergji Thaka. Thaka ka qenë pjesë klubit të Partizanit për 10 vite, nga 1968 deri më 1978 dhe është shpallur kampion kombëtar, fitues i Kupës së Shqipërisë dhe fitues i Kupës Ballkanike.
Ai ka qenë trajner moshash (kampion me të rinjtë) dhe trajner i ekipit të Partizanit. Për 7 vite ka qenë zv/drejtor i Partizanit, për të marrë më pas drejtimin e klubit për tre vite të tjera. Nga viti 1999 deri 2002, ka qenë punonjës i Federatës Shqiptare të Futbollit.