Flash News

KRYESORE

Hungarezi i Revolucionit anti-komunist sjell Bashën në Çadër 'ditën e grupit parlamentar'

Hungarezi i Revolucionit anti-komunist sjell Bashën në

Ka qenë një befasi prania sot paradite në Çadrën e Lirisë e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. E enjtja paradite ka qenë, që prej 76 ditësh, agora e grupit paralamentar të Partisë Demokratike dhe Basha është 'tërhequr' duke respektuar hapësirën dhe 'pushtetin' e parlamentarëve të partisë së vet.

"Nuk e kam zakon të jem këtu të enjten, pasi kjo është dita e deputetëve, por sot jam këtu për të pritur një mik dhe një legjendë të revolucionit që rrëzoi regjimin komunist në Hungari, një mik të Kryeministrit hungarez, Viktor Orban', ka thënë Basha.

Zsolt Nemeth është Kryetari i Komisionit të Jashëm në parlamentin e Hungarisë.

Të fundit