Hungari/ Të lindurve pas 1 janarit 2020 do u ndalohet me ligj konsumi i duhanit

Të lindurit pas datës 1 janar 2020 në Hungari nuk do të mund të konsumojnë duhan kur të arrijnë moshën madhore. Komisioneri për Mbrojtjen e jo-duhanpirësve, Janos Lazar ka kërkuar nga Parlamenti hungarez që të miratojë projektligjin që do të ndalojë konsumin e duhanit.

Hungaria, anëtare e BE-së, është një prej shteteve që ka politikat më strikte në botë sa i përket duhanpirjes, ndërkohë që cigaret tregtohen vetëm në dyqane të veçanta.

Masat e ndërmarra nga autoritetet kanë sjellë një rënie me 40% të konsumit të cigareve në Hungari.