Flash News

KRYESORE

HW-Q70R dhe HW-Q60R, prezantohen bokset e reja për televizorët QLED

Samsung ka prezantuar sot dy bokset e reja të serisë Q, teknologjia Samsung Acoustic Beam, po ashtu dhe përshtatjen e zërit.

Bokset HW-Q70R dhe HW-Q60R, më të mençur se kurrë, ofrojnë një eksperiencë të gjallë të zërit për teatro në shtëpi.

Jongsuk Chu, Zv.President Ekzekutiv i Biznesit të Ekraneve në Samsung Electronics është shprehur duke thënë se:

"Nëpërmjet Përshtatësit të Zërit, që e kupton tingullin dhe e optimizon atë sipas skenës, dëgjuesit mund të shijojnë tinguj edhe më realë për çdo zhanër. Bokset e reja të seriesë Q sjellin cilësi të lartë që është rivitalizuar nga ekspertët dhe dizenjot e funksioneve që ofrojnë një estetikë tërheqëse për të krijuar një përvojë më të mirë për teatër dhe shtëpi, për gjithë klientët tanë."

Këto bokse do të jenë në treg për të gjithë ata që duan t`i blejnë, në muajin maj të këtij viti.

HW-Q70R dhe HW-Q60R gjithashtu ofrojnë teknologjinë e Samsung Acoustic Beam. Teknologjia Acoustic Beam përdor një sërë hapësirash në altoparlant për të krijuar një peizazh zëri më dinamik dhe panoramik. Këto karakteristika do të mbushin çdo cep të dhomës përmes një peisazhi të gjerë dhe të plotë tingujsh.

Të fundit