Flash News

KRYESORE

Hyjnë në banesë për të grabitur, autorët plagosin me armë çiftin e bashkëshortëve në Tiranë

Hyjnë në banesë për të grabitur, autorët plagosin

Një çift bashkëshortësh është plagosur me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar.

Sipas policisë, këta të fundit kishin hyrë në banesën e tyre në tentativë për t’i grabitur, por në momentin kur kanë konstatuar se në shtëpi kishte banorë, ata kanë qëlluar në drejtim të burrë dhe grua Petrit dhe Afërdita Laze.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”. Çifti i bashkëshortëve u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Policia po vijon krehjen e zonës dhe ka ngritur disa pika kontrolli për arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë.

Të fundit