Flash News

KRYESORE

Hyn linja e re, Tirana lidhet me kryeqytetin e rëndësishëm europian

Hyn linja e re, Tirana lidhet me kryeqytetin e rëndësishëm

Një linjë e re ajrore do të operojë gjatë këtij sezoni turistik duke bërë të mundur lidhjen direkte të Tiranës me Pragën në Republikën Çeke.

Sipas burimeve zyrtare të Tirana Airport Partners, Travel Service, kompania më e madhe ajrore çeke, operon udhëtime të rregullta nën markën e SmartWings. Do të ketë dy fluturime direkte në javë, të hënën dhe të enjten, deri në fund të muajit shtator.

Shqipëria është kthyer në një destinacion shumë popullor për turistët çekë. Në vitin 2016 rreth 14.000 njerëz e vizituan vendin. Shumë turistë çekë udhëtojnë individualisht për të eksploruar jo vetëm bregdetin, por edhe malet shqiptare.

Aktualisht po punohet me të gjithë partnerët për ta promovuar Shqipërinë si një destinacion të dëshiruar. Qëllimi i përbashkët është vendosja e udhëtimeve të rregullta nga Praga në Tiranë dhe anasjelltas gjatë gjithë vitit. Lidhja direkte do të kontribuojë edhe në rritjen e numrit të vizitorëve shqiptarë në Republikën Çeke.

Të fundit