Flash News

KRYESORE

Video/ Hynë për të grabitur, recepsionistja e hotelit përballet me personat e armatosur

Video/ Hynë për të grabitur, recepsionistja e hotelit

Recepsionistja e një hoteli është përballur me hajdutët  të cilët kanë tentuar të grabisin paratë e kasafortës.

Policia në Florida tha se grabitja me armë ndodhi në Suites Ëoodspring rreth orës 4 të mëngjesit.

Në video shihet një burrë me maskë që hidhet mbi tavolinën e recepsionistes dhe i mbyll asaj gojën për të mos bërtitur.

Fillimisht hajduti i kërkoi që të hapte kasafortën, por punonjësja nuk e dinte kodin. Pastaj i kërkoi që të hapte arkën. Pas një përballje prej disa minutash me recepsionisten, grabitësi u hodh përsëri mbi banak kur pa një klient dhe u largua nga hoteli.

Të fundit