Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Hysaj drejt largimit, flet menaxheri: Ka qenë tre vite radhazi numri 1
Elseid Hysaj mund të lërë Napolin në janar. Këtë e ka thënë menaxheri i tij, Mario Giuffredi, në një intervistë për mediat italiane. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka luajtur shumë pak nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti dhe shpreson që me trajnerin e ri, Gennaro Gattuso, gjërat të ndryshojnë. Nëse jo, janari vjen shpejt.
“Dje kam biseduar me presidentin dhe drejtorin sportiv. AKtivizimi i pakët gjatë këtij viti ishte diçka e papritur. Uroj që Gattuso t’i japë më shumë hapësira dhe ta shtyjë të qëndrojë. Nëse deri në janar nuk ka ndryshime të situatës, atëherë lojtari largohet", ka deklaruar Giuffredi.
"Në maj kisha mundësinë për të dërguar Di Lorenzon në skuadra të tjera. Kishim rënë dakord me Napolin për largimin e Hysajt, por vetëm pasi t'i gjenim një zëvendësues. Më pas arritëm akordin me Di Lorenzon. Elseidi ishte dakord me idetë e mia, por klubi nuk e largoi. Mos harroni se Elseidi ka qenë mbrojtësi anësor më i mirë në Serie A për tre sezone radhazi", ka shtuar menaxheri.