Flash News

KRYESORE

Hysaj gradohet kapiten, Napoli befason Borusian e Dortmundit

Hysaj gradohet kapiten, Napoli befason Borusian e Dortmundit

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, Napoli po zhvillon disa ndeshje miqësore. Të martën në orën 19:30 ekipi i drejtuar nga Karlo Ançeloti u ndesh me Borusian e Dortmundit në Zvicër, të cilën e mundën 3:1.

Kapiten i napolitanëve ishte mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili duket se ka fituar besimin dhe simpatinë e trajnerit të ri, teksa u aktivizua deri në minutën e 64-t, kur u zëvëndësua nga mesfushori Marek Hamshik.

24-vjeçari u përfol se do të transferohej te Chelsea në Angli së bashku me ish-trajnerin e tij, Mauricio Sarri por lëvizja u bllokua nga presidenti De Laurentis, i cili e konsideron të pashitshëm shqiptarin.

https://www.youtube.com/watch?v=LXdHbqm8-gc

Të fundit