Flash News

KRYESORE

Hysaj lë Napolin, e kërkon njëri nga trajnerët më të mirë në botë

Hysaj lë Napolin, e kërkon njëri nga trajnerët më

Jose Mourinho duket se ka interes për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Shkodrani është gati për t'u transferuar në Tottenham dhe për të punuar me trajnerin portugez, ëndërr për shumë lojtarë, pasi ka humbur veten te Napoli dhe do një aventurë të re.

Napoli donte ta largonte Hysajn që në verë, por ai vijoi të luante atje. Trajneri Carlo Ancelotti nuk ka pasur besim tek ai, ndryshe nga Gennaro Gattuso, i cili në fillim e preferonte. Duket se Hysaj përfundimisht ka marrë një "jo" edhe nga "Rino".

E ardhmja e mbrojtësit të djathtë nuk do të jetë në San Paolo dhe ky është fakt. Ai e ka humbur vendin e titullarit dhe nuk duket më e mundur që të bëhet lojtar kryesor te Napoli.

Të fundit