Flash News

KRYESORE

Hysaj në qendër të merkatos, klubi anglez ofron 44 mln stërlina

Hysaj në qendër të merkatos, klubi anglez ofron 44 mln

Futbollisti shkodran, Elseid Hysaj, i cili aktivizohet tek ekipi i Napolit, falë performancës së tij pozitive në fushën e lojës po kërkohet nga shumë klube evropiane, ku së fundmi ka shfaqur interes edhe ekipi i Manchester United.

Sipas “The Sun”, klubi anglez është i gatshëm të paguajë klauzolën e Hysajt e cila është 44 mln stërlina. Duke pasur parasysh faktin që Mateo Darmian është drejt kthimit të tij në Itali dhe Valencia është në vitet e tij të fundit tek “djajtë e kuq”, Mourinho po kërkon futbollistin shqiptar si një zgjidhje më afatgjatë.

Përveç paraqitjes së mirë të Hysajt përgjatë gjithë sezonit, interesimi i klubeve vjen edhe për shkak të çmimit të tij. Ndërkohë nuk ka asgjë zyrtare nga ana e Napolit apo vetë futbollistit.

Të fundit