Flash News

KRYESORE

Hysaj si çelës anglez te Napoli, menaxheri tregon të ardhmen e tij

Hysaj si çelës anglez te Napoli, menaxheri tregon të ardhmen e

Elseid Hysaj nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëjnë te Napoli. Shqiptari po luan në shumë pozicione në fushë dhe përdoret si çelës anglez nga trajneri Carlo Ancelotti.

Menaxheri i mbrojtësit, Mario Giuffredi, ka folur për Radio Kiss Kiss dhe i ka kërkuar Napolit që ta lërë të largohet pasi nuk po gjen veten aty. “Nuk është diçka e bukur ta shohësh atë të luajë kudo, skuadra duket e ç'orientuar. Roli i tij është në të djathtë të mbrojtjes dhe aty duhet të luajë. Në të majtë thjesht është përshtatur.

"Nuk kemi vendosur asgjë në lidhje me Hysajn. Gjithçka është në dorë të Napolit. Nëse më pas Ancelotti mendon të aktivizojë De Lorenzo në të majtë dhe Maksimovic në të djathtë, atëherë nuk ka kuptim që Hysaj të qëndrojë. Nëse nuk është në interesin e klubit, le ta lënë të shkojë”.

Të fundit