Hysaj tek Atletiko Madridi, transferimi thuajse i mbaruar

Elseid Hysaj është vetëm një hap larg transferimit te Atletiko Madridi. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi është gati që të nisë një aventurë të re në La Liga, me një nga ekipet më të forta aty, që është kthyer në një klub mjaft ambicioz në vitet e fundit.

Mediat italiane shkruajnë Hysaj ka pranuar parimisht kalimin te Atletiko e Madridit si skuadra më serioze në ofertën e saj për të blerë kartonin e lojtarit kuqezi. Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti nuk e konsideron më si pjesë të planeve të tij futbollistin. Klubi madrilen do të paguajë 25 milionë euro për kartonin e Hysajt. Interesim për mbrojtësin kuqezi shfaqi edhe Mançester Junajtid, si edhe Juventusi.