Flash News

KRYESORE

I akuzuar për trafik narkotikësh, arrestohet në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau

I akuzuar për trafik narkotikësh, arrestohet në Maqedoninë e

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau, i akuzuar për trafik narkotikësh. Taullau nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe se tij në të shkuarën janë bërë disa atentate.

Arrestimi i Taullahut në Maqedoninë e Veriut është bërë pasi kërkohej për trafik droge në Zvicër.

Saimir Taullau, subjekt i OFL

Ndaj trafikantit nga Lushjna ekziston edhe një kërkesë nga OFL për vetëdeklarimin e pasurisë. Taullau ka dorëzuar brenda kohës së përcaktuar nga ligji formularin e deklarimit të pasurisë së tij.

Sipas OFL-së, pasuria e tij ishte në ‘target-kontroll’ pasi më parë ishte dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe ishte pronar i disa bizneseve.

Saimir Tuallau njihet edhe si biznesmen në qytetin e Lushnjës. Ndaj tij janë bërë dy atentate, një në vitin 2017, dhe një tjetër më pas në nëntor 2018 në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij.

49-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut, i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë.

Përplasja me bandën e Aldo Bares 

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, ngjarje ende nuk është zbardhur.

Të fundit